AKTUALITET, 21 Shkurt 2026, 17:48

ARRSH devijoi qarkullimin pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas/ Nisin problemet edhe në rrugën alternative, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

ARRSH devijoi qarkullimin pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas/ Nisin

Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat.

Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.

Trajlerat mësohet se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e zonës të kalojnë në këtë segment.

Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.