AKTUALITET, 21 Shkurt 2026, 15:04

Rrëshqitja e dherave, rrezikon të bjerë shtylla e tensionit të mesëm 110kv! Furnizon Librazhdin dhe Prrenjasin

Rrëshqitja e dherave, rrezikon të bjerë shtylla e tensionit

Një shtyllë e tensionit të mesëm 110kv furnizon Librazhdin dhe Prrenjasin rrezikon të bjerë pas rrëshqitjeve të dherave te 'Arrat e Gurrave'.

Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren për monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njoftoi sot zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë.

Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të këtij vendimi ndalohet lëvizja e të gjitha mjeteve në këtë segment, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët si dhe mjetet e vogla. Autoritetet bëjnë me dije se edhe pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve që të mos vijojnë lëvizjen në këtë aks.