AKTUALITET, 21 Shkurt 2026, 15:52

A u vetëvra me armë i riu në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

A u vetëvra me armë i riu në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë një ditë më parë për vetëplagosjen e shtetasit me inicialet A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, si këqyrja e kamerave të sigurisë dhe marrja e deklarimeve, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H., shok i 27-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.