TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga 1281 të burgosur për çështje droge në Shqipëri, ku përfshihen trafikantë, kultivues dhe shpërndarës, 124 prej tyre trajtohen me metadon dhe konsiderohen në stadin e përdoruesve të narkotikëve me varësi.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nuk ekziston një llogaritje e përafërt për numrin e përdoruesve të paidentifikuar, të cilët, nga hetimet e vazhdueshme, po rezulton se punësojnë oficerë policie dhe staf të burgjeve për të futur në qeli doza të lëndëve narkotike.
Dosja më e fundit, e hetuar nga Prokuroria e Elbasanit, me të dyshuar Ndriçim Kroj, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici, hedh dyshime për një organizim të mirëfilltë të shpërndarjes së drogës në burg. Bisedat e përgjuara tregojnë se për futjen e hashashit dhe të kokainës në qeli paguhen 200 mijë lekë. Siç tregojnë dosjet, i implikuari i fsheh dozat në pjesët intime.
Megjithatë, Vjollca Pustina, e cila ka përfaqësuar të dyshuar që kanë shpërndarë drogë në burg, këmbëngul se kryesorët që i fusin dozat te të burgosurit janë familjarët e tyre. Mënyrat e tjera të tentuara, por që zbulohen nga detektorët, janë të njëjta me ato të përdorura për futjen e telefonëve, si për shembull përdorimi i fundeve të dyfishta të enëve ose fshehja në ushqime.