TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi shpërndante lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza të vogla. Policia njofton se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 39 vjeç.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.