AKTUALITET, 12 Mars 2025, 10:45

VIDEO/ Takim me asambletë e Kavajës e Vorës, Rama: Për herë të parë, mundësia për t'u bërë pjesë e BE është reale. Votoni PS

VIDEO/ Takim me asambletë e Kavajës e Vorës, Rama: Për

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës.

“Sot janë krijuar kushtet që ne të hymë realisht në BE, si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e BE. Për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale.

Kemi një kalendar për negociatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit në BE. Nëse i mbyllim negociatat deri në 2027, të futemi dhe të bëhemi pjesë e BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që më 11 maj të votohet për PS, që mos të ndërpritet puna për në BE.

“Sikur ata të thonë po mirë ca bëhet me kë do punojmë, mjafton një rrëshqitje 6 mujor, e për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjëja. Ajo mundësi mund të iki që aty, sepse ne kemi qenë gati për të hapur negociatat më para, por nuk ishin ata gati.

Sot e kemi kalendarin në tavolinë të miratuar, na kanë thënë mbyllini negociatat në 2027 dhe ne do u marrim brenda në shtëpi. Kjo është diçka shumë e madh e për tu humbur ose vënë në diskutim nga vogëlsira të tipit jam me këtë parti, ose me atë parti, ose për Kavajën nuk është bërë kjo, po është bërë ajo. Ose shiko se kam inat me këtë, se ky s’më ka vlerësuar. Bëhet fjalë për Shqipërinë, për të gjithë, bëhet fjalë për të marrë një pasaportë të re”, tha Rama.