AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 17:03

Arrestimi i Agim Kajmakut/ Pampuri: Qershia mbi tortën e festës së PS-së, u vërtetua ajo që denoncuam ne. Ish-kryebashkiaku shembull i Edi Ramës

Arrestimi i Agim Kajmakut/ Pampuri: Qershia mbi tortën e festës

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e ka cilësuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine, si "qershia mbi tortën" e përvjetorit të Partisë Socialiste që mbahet ditën e sotme.

Sipas Pampurit, ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh u vërtetua sot, i cili konsiderohej si shembull për kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë: 

Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS.

Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka  denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara.

Arrestimi i Agim Kajmakut/ Pampuri: Qershia mbi tortën e festës