AKTUALITET, 19 Maj 2022, 18:57

Arrestimet me urdhër të SPAK/ Berisha: Nga tetë bosë, u prangos një! Të tjerët morën mesazhin që të ikin sa më shpejt

Arrestimet me urdhër të SPAK/ Berisha: Nga tetë bosë, u

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e zhvilluar për urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për goditjen e bandave kriminale në vend.

Në një prononcim për mediat nga Korça përpara fillimit të një takimi elektoral, Berisha tha se këto janë arrestime në erë.

Sipas Berishës, nga tetë bosë të shpallur në kërkim, vetëm një është vendosur nën arrest. Më tej, ish-kryeministri thotë se të tjerët morën lajmin që të largohen sa më shpejt.

“Arrestime në erë, domethënë nga tetë bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt.”, tha Berisha.