AKTUALITET, 19 Maj 2022, 14:45

Parlamenti Europian 519 vota pro raportit të Isabel Santos për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë

Parlamenti Europian 519 vota pro raportit të Isabel Santos për

Parlamenti Europian i ka dhënë sot 519 vota pro raportit të prezantuar nga Isabel Santos e cila kërkoi gjithashtu konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, duke theksuar se ky është “votim historik, me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përshëndes qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili me votimin historik të ditës së sotme me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.

Në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për profesionalizmin në prezantimin e gjetjeve të raportit dhe në kërkesën për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.