TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Korçës në një takim me demokratët e kësaj zone.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk kontrollohet më nga qytetarët por nga interesat personale të disa qeveritarëve.
Sipas Berishës, ky është regjimi më antishqiptar pas atij të Enver Hoxhës.
“Kjo mbështetje, kjo energji, sëbashku me atë të demokratëve të tjerë, bëri që forca jonë politike të vijë sot më e fortë se kurrë, të vijë sot opozitë e vërtetë e këtij kombi. E vendosur në misionin e saj të shpëtojë Shqipërinë. E vendosur të shpëtojë vendin nga një regjim autokratik. I cili me qeverisjen e tij po rrënon çdo ditë jetesën, identitetin, qenien shqiptare. Nga një regjim dhe një qeveri e cila nuk kontrollohet më nga qytetarët, por kontrollohet nga interesat personale të qeveritare. Një regjim i cili i shkëputur tërësisht nga ju, krijon për vete klane dhe pasuri përrallore, duke vjedhur taksat tuaja, pasuritë publike ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre. Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik është regjimi më antishqiptar që ka qeverisur këtë vend pas Enver Hoxhës” , tha Berisha.
Takimi zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike të cilat do të zhvillohen më 22 maj.
Përballë tij garon ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi i cili gjithashtu po zhvillon një tur takimesh me mbështetësit e tij.