TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit.
Rama në një postim në Twitter ka theksuar se ky operacion është shembulli kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.
“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, thekson Rama.
Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!
— Edi Rama (@ediramaal) May 19, 2022
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ai i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një konferencë për mediat, bënë të ditur se operacioni është në vijim.
Kraja bëri të ditur se SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas tij, 4 grupe janë në Elbasan, 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës.
Këto grupe kriminale, rezulton nga hetimet se paguanin vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët. Këto grupe i karakterizon dhuna e egër në krimet e bëra.
Operacioni, bëri të ditur drejtori i Policisë se Shtetit Gledis Nano, u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe në të u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve.