AKTUALITET, 19 Maj 2022, 15:37

Enkelejd Alibeaj flet pas përfundimit të takimit të grupit parlamentar: Nesër pasdite mblidhemi me deputetët e Rithemelimit, pa Berishën

Enkelejd Alibeaj flet pas përfundimit të takimit të grupit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ditën e nesërme një mbledhje tjetër me deputetët e Rithemelimit, pa ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Do të jap një përgjigje për solemnitetin e këtij procesi. Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Çdo gjë që është diskutuar ka qenë vendimmarje e grupit. U mblodhëm në vijim të asaj të djeshëm. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.

Po them gjënë tjetër se më e rëndësishme është se kam dëshirën për t’jua thënë juve. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë për presidentin e shqiptarëve.

Ishte unison e 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona t’ua bëjmë me dije kolegëve tonë në një mbledhje tjetër ditën e nesërme pasdite. Kjo është e para”, tha Alibeaj.