TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsen Muskurti, autori i dyshuar i vrasjes së vëllait dhe të kunatës së tij dy ditë më parë është lënë sot në “arrest me burg”. Para togave të zeza ai ka deklaruar se armën e krimit e ka pasur me lejë, ndërsa thekson se ndaj vëllait dhe kunatës ka barë shtatë kallëzime penale.
“Armën e kam patur me leje. Kam bërë shtatë kallëzime për vëllain dhe kunatën, të fundit e bëra ditën e vrasjes”, mësohet të kenë thënë Muskurti gjatë seancës.
Ndërkohë avokati kërkoi arrest në burg 30 ditë për Arsen Muskurtin, sipas të cilit, klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merr mjekim.
“Më ka kërkuar mua që ta dorëzoj. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer shtatë kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurti.
Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ende nuk kanë dokumentuar dëshmitë e të afërmve të palëve, është kërkuar të rihapen edhe njëherë të gjitha paditë, sherret e denoncuara prej më shumë se 6 vitesh e deri tek urdhri i mbrojtjes, i lëshuar për Dritan dhe Nora Muskurtin para se sa ata të vriteshin nga Arseni. Po ashtu, grupi hetimor ka kërkuar të dokumentojë edhe një padi të bërë nga viktima, i cili sipas të dhënave pretendonte se Arseni i kishte rreth 150 mijë euro borxh, shumë për të cilën ata janë përballur edhe në Gjykatë.
Pra, ekziston një objekt padie, ndonëse nuk dihen rrethanat e borxhit mes dy vëllezërve. Por zënkat mësohet se që në krye të herës të kenë nisur për agjencinë e udhëtimit, në të cilën siguroheshin bileta për në Mekë dhe Medina, ndërsa sipas të dhënave agjencia operonte edhe me paketa për të gjithë udhëtarët, duke u kthyer kështu në promotorët e udhëtimeve në vendet e shenjta për besimtarët myslimanë, besim të cilit i përkisnin edhe familja Muskurti.