AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 09:23

“Bombardime nga rusët”, mbyllet një nga dy reaktorët e termocentralit bërthamor të Zaporizhias

“Bombardime nga rusët”, mbyllet një nga dy reaktorët

Një nga dy reaktorët e termocentralit bërthamor të Zaporizhias u mbyll për shkak të granatimeve ruse , njoftoi sot operatori ukrainas Energoatom.

“Si rezultat i një bombardimi tjetër nga forcat ruse kundër zonës së centralit bërthamor Zaporizhzhya, u aktivizua mbrojtja emergjente dhe u mbyll termocentrali i pestë”, tha Energoatom në Telegram.

Energoatom shtoi se “njësia e energjisë 6 është ende në funksion” dhe siguron energjinë elektrike të nevojshme për centralin bërthamor.