AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 10:11

Dyshohet se vrau vëllanë dhe kunatën, lihet në burg Arsen Muskurti

Dyshohet se vrau vëllanë dhe kunatën, lihet në burg Arsen

Arsen Muksurti, i cili dyshohet se vrau vëllanë dhe kunatën pasditen e 30 gushtit në Tiranë, është lënë në burg.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Muskurtin, i cili deri tani nuk ka treguar pendesë për krimin.

Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe vrau vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.

"Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit para gjyqtarëve.

Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar ai.