AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 08:46

Rama nxjerr fotot nga Përmeti: Çdo vit rritet si destinacion turistik

Rama nxjerr fotot nga Përmeti: Çdo vit rritet si destinacion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim kushtuar Përmetit, si dhe transformimin e tij në saj të Rilindjes Urbane.

Përmes një mesazhi, Rama ka nxjerrë fotot nga qyteti i bukur.

“MIRËMËNGJES
dhe me Përmetin që rritet çdo vit si destinacion turistik, e ku faza e dytë e Rilindjes Urbane është drejt fundit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.