TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i akuzuar për tentativë vrasje.
Sinanaj më 6 maj të 2017 vitit 2017 i ka vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4 biznesmenit Fuad Verzivolli, por fatmirësisht nuk shpërtheu.
Prokuroria fillimisht për Sinanajn kërkoi 30 vite burg, por gjykata vendosi për 25 vite. Këtë vendim të Gjykatës së Elbasanit, Sinanaj e apeloi në Gjykatën e Apelit, e cila sot konfirmoi të njëjtin vendim.
Astrit Sinanaj, u dënua në muajin korrik 2020, nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për 4 vepra penale: “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim.
Thoma kishte dijeni se Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin, atentat që sipas të dënuarit ishte financuar nga Florenc Çapja. Ndaj dhe më 6 maj 2017 në Elbasan, iu vendos 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli, por nuk ia doli që të çonte deri në fund 'porosinë'.