AKTUALITET, 24 Prill 2023, 11:10

Peleshi ngre alarmin: Nga sot priten reshje të dendura shiu, mund të ketë përmbytje

Peleshi ngre alarmin: Nga sot priten reshje të dendura shiu, mund të

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu në vend.

Nga Korça në një komunikim me mediat ai tha se shiu do të nisë nga pasditja e sotme dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

“Nga sot dhe ditëve në vijim deri në fund javë në pjesën veriperëndimore, në Shkodër por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale”.

Peleshi i bën thirrje të gjithë bashkive por edhe kryepleqve të fshatrave për vëzhgim të situatës por edhe banorëve të shmangin lëvizjet në ato vende ku kërcënohen nga përrenjtë.

Ministri sqaroi se nuk është një situate që sjell nevojën e strukturave të larta shtetërore.