AKTUALITET, 24 Prill 2023, 08:49

Korçë, digjet gjatë natës makina e 30-vjeçarit

Korçë, digjet gjatë natës makina e 30-vjeçarit
Makinë e djegur

Një automjet tip "Volkswagen" është djegur gjatë natës në Korçë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeti në pronësi të M. A., 30 vjeç, ka marrë flakë rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga "10 Korriku".

Makina ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia bën me dije se nuk është vënë re asnjë person i dyshimtë. Për këtë arsye, dyshohet se shkaqet e rënies së zjarrit kanë qenë aksidentale. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga "10 Korriku", ka rënë zjarr në automjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.