AKTUALITET, 24 Prill 2023, 09:27

Mori urdhër mbrojtjeje, largohet drejt Gjermanisë e reja që u dhunua nga i dashuri, e mbajti peng një javë

Mori urdhër mbrojtjeje, largohet drejt Gjermanisë e reja që u

28-vjeçarja që u dhunua në mënyrë makabre nga i dashuri i saj dhe u mbajt një javë peng në shtëpi, ka marrë urdhër mbrojtje. News 24 raporton se 31-vjeçari Gleart Gusholli urdhërohet që të mos i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj. Ai duhet tu qëndrojë në një distancë prej 100 metra dhe gjithashtu i ndalohet tu afrohet pranë banesës së apo vendit të punës së tyre.

Pas këtij vendimi, e reja është larguar drejt Gjermanisë, ndërsa Gusholli po mbahet nën masën e arrestit me burg. Ai akuzohet për heqjen e paligjshme të lirisë, dhunë në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike.

E reja u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë.

Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike.

Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj.

Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bërtiti dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia.