AKTUALITET, 14 Prill 2022, 22:13

Arjan Çani: Amerikanët po përdorin të njëjtën strategji në PD, si në Ukrainë!

Arjan Çani: Amerikanët po përdorin të njëjtën
Arjan Çani dhe Yuri Kim

Arjan Çani thotë se strategjia e SHBA-ve, me armatosjen e Ukrainës për të rezistuar ndaj Rusisë, është e ngjashme me atë që ata po bëjnë në PD. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani tha se amerikanët po përdorin deputetët e PD, duke i "armatosur" kundër Berishës. 

“Duhet ta trajtojmë si përrallë këtë, duke marrë shembuj konkretë.

Të gjithë po ndjekin luftën Rusi-Ukrainë edhe kalamajtë e vegjël e dinë. Çfarë po bëjnë amerikanët në Ukrainë? Po armatosin Ukrainën që të rezistojë ndaj Rusisë.

Çfarë po bëjnë amerikanët këtu brenda në PD? Po i japin mundësi Alibeajt me shokë, pra “po i armatosin” që të sulmojnë Berishën. Kaq e thjeshtë është historia”, deklaroi Çani.