AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 08:30

Automjeti përplas për vdekje një këmbësor, shoqërohet në polici shoferi

Automjeti përplas për vdekje një këmbësor,

Një automjet ka përplasur një këmbësor për vdekje mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç në afërsi të Markatomajt.

Ndonëse ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se është shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë Lezhë, drejtuesi i automjetit.