AKTUALITET, 9 Shkurt 2023, 15:34

Aplikacioni “Aktiv1st”/ Shehaj: Krim zgjedhor njësoj si presioni për votën!

Aplikacioni “Aktiv1st”/ Shehaj: Krim zgjedhor njësoj si

Sekretarja e Sturkturës Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, e konsideron një krim zgjedhor ngritjen e aplikacionit “Aktiv1st” nga ana e Partisë Socialiste.

Sipas saj, detyrimi i administratës publike për t’u regjistruar në aplikacion dhe për të shpërndarë propagandën e qeverisë, është njësoj si presioni për votën.

Në një intervistë për Panorama TV, Shehaj u shpreh se regjistrimi i punonjësve të policisë, Prokurorisë dhe gjykatave nuk është aspak normal.

Ish-drejtoresha e Tatimeve tha se këta punonjës e kanë të ndaluar të marrin pjesë aktive në fushata elektorale për një forcë politike.

Brisida Shehaj: Kështu si me shaka u bë dhe puna e patronazhimit atëherë. Përfundoi që të dhënat janë databaza që muynd të përdoren nga kushdo. Të dhënat tona keqpërdoren nga të gjitha grupet kriminale.

Ada Hazizolli: Kjo është konsideruar krim zgjedhor nga opozita. Çfarë e lidh këtë platformë me këtë çështje?

Brisida Shehaj: Është njësoj si presioni për votën. Është një platformë. Ti s’mund të bësh propagandë në rrjete sociale për një aprti politike. Sepse jke një punonjës i administratës publike. Është njësoj si krim zgjedhor. Me këtë indoktrinimin, të shpërndash mesazhin e një partie, është të bësh propagandë. Këtu nuk reagon asnjë informacion. Më vjen mirë që Rama tha se do ta ndjekë në mënyrë penale. Shpresoj shumë ta dorëzojnë serverin në Prokurori. Mund të gjenden dhe IP kur regjistrohen në këtë platformë.

Ada Hazizolli: Sa normale është që në këtë aplikacion të jenë të regjistruar policë, prokurorë dhe gjyqtarë?

Brisida Shehaj: Nuk është normale fare. Sidomos për institucione si KED, policia, pavarësisht bindjeve të tyre, e kanë të ndaluar për ta bërë regjistrimin. Nuk ka asgjë normale në këtë pjesë. Përpos që ai që është polic, kur nuk është në detyrë, mundet të aktivizohen dhe të bëjnë fushatë gjatë kohës që nuk janë në punë.

Ada Hazizolli: A e minon besimin e opozitës?

Brisida Shehaj: Besimi i opozitës ka ikur me kohë. Ka aq shumë skandale dhe prova që këtu nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk i mbeti opozitës besimi tek kjo çështje. Ke pjesën e tenderave që denoncoi dhe Belindi, dhe u tërhoq Veliaj. Kemi patronazhimin që kanë dalë, ka të dhënat që kanë dalë. Ke shitblerjen e shoqërisë civile. Këtu nuk ke ndonjë nga kolonat e pushtetit këtu dhe të thuash që nuk janë kapur. Qytetarët duan garanci që opozita përçon zërin e tyre. Berisha dhe Meta mundohen të përgjegjësojnë edhe faktorin ndërkombëtar. Siç u çua afera e portit të Durrësit. Kur Meta ishte President, bënte takime dhe me ODIHR nga të cilët doli dhe një raport për zgjedhje. Ka ngelur vetëm sheshi, s’ka më çfarë të bëhet. Ka ngelur vetëm protesta.