AKTUALITET, 9 Shkurt 2023, 12:26

Protesta e 11 Shkurtit/ Tedi Blushi thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Dita kur populli do të thotë fjalën e tij

Protesta e 11 Shkurtit/ Tedi Blushi thirrje qytetarëve për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë.

Në një status në rrjetet sociale ai shkruan se 11 shkurti është dita kur populli duhet të thotë fjalën e tij.

Postimi i Tedi Blushit

11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!

Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!

Ndryshimi i Madh po afron!