AKTUALITET, 9 Shkurt 2023, 14:39

Përjashtimi nga seanca e Kuvendit/ Salianji: Ramës i "djeg miza nën kësulë" për skandalin ku është përfshirë!

Përjashtimi nga seanca e Kuvendit/ Salianji: Ramës i "djeg miza

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Sekratariatit për Votimet dhe Etikën që përjashtoi një ditë më parë për dhjetë ditë nga seancat plenare dhe komisionet, tetë deputetë të opozitës.

Mes emrave të përjashtuar është edhe vetë Salianji, për shkak se në seancën e kaluar plenare, ai dhe kolegët e tij zaptuan foltore duke kërkuar që në seancë të ishte i pranishm kryeministri Edi Rama që të përgjigjej për skandalin “McGonigal”.

“Qesharak, së pari s’ka asnjë vlere se tregon përpjekjen foshnjarake të qeverisë për të eleminuar zërat e opozitës nga seancat plenare që i bie te 13-14 deputetë brenda një jave të përjashtuar.

Imagjinoni cfarë instikti ka kjo qeveri e ky kryeministër që kërkon të eleminojë në cdo formë opozitën dhe fjalën e vetmja gjë që ka opozita.

I shmanget debatit për një skandal që i djeg miza nën kësulë ku është përfshirë e mendojnë do ta mbulojnë me budallëqe që përjashtohen deputetët me 10 ditë që të mos kenë mundësi apo sa më pak zëra që të flasin në seancë”, tha ai në nj intervistë në studion e News24.