AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 21:44

"Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona!"/ Debat mes Abilekajt dhe Lalës: Pushka top SPAK-ut nëse ka përgjuar GJK-në

"Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona!"/ Debat mes

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për bilancin e punës së SPAK në vitin 2025, me hetime që kanë tronditur skenën politike. 

Klodiana Lala dhe Enton Abilekaj kanë debatuar në lidhje me tejkalimin e mundshëm të kompetencave të SPAK, si përshembull aludimet se është përgjuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese. 

Debati: 

Enton Abilekaj: Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona... Nëse mua do të më hetonin pa vendim gjykate, siç ndodhi me Gjykatën Kushtetuese... Ju dilni me shpatën e SPAK-ut.

Klodiana Lala: Mirë ne jemi të këqinjtë. Nuk ka prokuror që mund të përgjojë pa procedim penal dhe vepër penale të regjistruar. Nëse një prokuror ka përgjuar një gjyqtar të GJK, pushka top le ti bëhet. Nëse ka një gjykatë të kapur dhe të korruptuar, është ajo.

Enton Abilekaj: Këtu dallojmë ne.

Klodiana Lala: E pamë ne çfarë bëri GJK. Prokurorët janë vetë të hetueshëm.

Enton Abilekaj: Po pastaj? Prokuroria është akzua vetë, është palë. Pala që shkon në gjykatë dhe kërkon vendim.

Klodiana Lala: Të gjithë merren me SPAK, por nuk merret njeri me gjykatën që është thelbi.