AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 13:43

Apeli merr vendimin për gjyqin ndaj Lefter Kokës, e kalon Vitin e Ri pas hekurave

Apeli merr vendimin për gjyqin ndaj Lefter Kokës, e kalon Vitin e Ri

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët do të dalë përballë gjykatës më datë 2 janar.

Pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Lefter Koka për masë sigurie më të butë Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin. Koka u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve.

Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më parë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.