AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 13:33

Reagimi/ Indrit Hoxha- Bashës: Të rinjtë e FRPD të kanë shkarkuar, harroje bravën

Reagimi/ Indrit Hoxha- Bashës: Të rinjtë e FRPD të kanë

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me të ashtuquajturat zgjedhjet e në FRPD.

Në një postim në rrjetet sociale, Indrit Hoxha shkruan se të rinjtë e FRPD e kanë shkarkuar Lulzim Bashën.

Sipas tij shpallja e zgjedhjeve nga Basha, është në shkelje të plotë statutore.

“Të rinjtë e FRPD e kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë shkarkuar Lulzim Bashën.

Në shkelje të plotë me çdo norme staturore Lulzim Brava kërkon të mbyllë me bravë FRPD, duhet t’i rikujtoj Lulzim bravës sepse mbase e ka harruar historinë e PD, forca jonë politike lindi nga të rinjtë dhe do mbetet e tillë.

Ti e ke humbur mundësinë të kesh rininë e PD mbas vetes, sepse në këto 8 vite, i shite, i dërgove në gjykata, arrestime, i përdore dhe në fund i hodhe në rrugë ose i detyrove të largohen nga Shqipëria”, shkruan Hoxha.