AKTUALITET, 29 Shtator 2024, 11:03

Sekuestrohen 66 kilogramë drogë në Mal të Zi, autoritetet: Dy personat u larguan drejt Shqipërisë

Sekuestrohen 66 kilogramë drogë në Mal të Zi, autoritetet:

Policia kufitare në Ulqin ka gjetur rreth 66 kilogramë drogë, ndërsa dy persona raportohet se janë larguar drejt Shqipërisë.

Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur në zonën e fshatit Sukobin në Ulqin.

Sipas policisë, droga ishte e fshehur në dy çanta të mëdha, ndërsa u pikas nga dronet e policisë malazeze.

“Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.