TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen masive të delegatëve, ka vendosur të anulojë Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha.
Po ashtu, Kuvendi i PD vendosi të shkarkojë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Shkarkimi i tyre u bë pasi nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.
Ndërkohë, është hapur votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike.
"Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetëash të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit...", tha ndër të tjera Belind Këlliçi, kryetar i komisionit.


