TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela, e konsideron një skandal, linçimin që i'u bë nga mediat gruas që shfaqet në video-skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Tela deklaroi se detaje nga jeta e shtetases A.K, nuk kanë asnjë interes publik ndaj ato nuk duhet të ishin publikuar nga mediat. Po kështu, gazetari deklaroi se pati një tentativë për ta devijuar çështjen dhe për të mos u marrë me aktin korruptiv, por me jetën private të gruas.
"Shpërdorimi i detyrës nga media, është linçimi i asaj vajzës dhe me çfarë është marrë në jetën e saj.
Interesi publik ka të bëjë me faktin e aktit të kryetarit të bashkisë dhe pastaj i shtohet pjesa tjetër e videos, korrupsioni që lind me bazë aktin seksual. Këto janë elementët e fabulës.
As pjesa që thotë Lenci se çfarë ka bërë, kush e ka shtyrë...
Merremi me aktin korruptiv të kryetarit. Nëse dikush i ka thënë shko provokoje Gjicin se ai bie për 13 minuta brenda, nuk ka lidhje". deklaroi Tela.