AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 23:08

Andi Bushati: Rama "goditi" Kurtin për të provokuar Blinken, por Sekretari nuk ia ngriti topin!

Andi Bushati: Rama "goditi" Kurtin për të provokuar Blinken,

Andi Bushati ka folur për konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Anthony Blinken ku u fol edhe për Kosovën dhe tensionet e fundit që kanë lindur për shkak të ndalimit të dinarit serb. 

Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Rama u përpoq ta goditste Albin Kurtin në konferencë për ta shtyrë edhe Sekretarin e Shtetit që të bënte deklarata kundër Kurtit, por Blinken nuk foli për këtë çështje duke mos "ia ngritur topin". 

Analisti i referohet deklaratës së Ramës, ku kritikoi Kurtin se po mendon për vota dhe jo për Kosovën. 

"Ishte e vetmja sekuencë e vizitës, ku Rama dhe Blinken patën kontradiktë. Blinken tregoi që nuk do të flasë për këtë gjë, por Rama donte ta yshte të fliste për këtë gjë.

Fjala e parë që mbajtën, aty Blinken nuk e përmendi fare. Rama provokoi që aty.

Pastaj pyetjet e porositura, donin ta provokonin të fliste dhe ai devijoi. Qëllimi kush ishte? Mos harroni konferencën me presidentit Macron, që Rama tha se mund të anullohen vizat për Kosovën, ndërkohë që vizat i morën në janar. 

Pra Rama do të marrë një lojë paternalisti ndaj Kurtit dhe mundohet të shfrytëzojë çdo lidhje ndërkombëtare për të goditur qeverinë e Kosovës.

Kjo është e vetmja kontradiktë që u shfaq sot, sepse Blinken nuk ia ngriti këtë top", tha Bushati.