AKTUALITET, 7 Shkurt 2023, 10:50

Ishte dënuar për grabitje me armë, arrestohet në Tiranë gjeorgjiani, drejtonte një grup kriminal

Ishte dënuar për grabitje me armë, arrestohet në

Mindia Lavasogli (Goradze) është arrestuar nga policia në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Gjeorgji.

Mësohet se ai është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Kutaisi-t në Gjeorgji për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.

Aktualisht po vijon puna në bashkëpunim me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.

Ishte dënuar për grabitje me armë, arrestohet në
Mindia Lavasogli

Njoftimi i policisë

Operacioni, nga Fast Albania, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Grupi kriminal, me aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Vihet në pranga 42-vjeçari që fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false, me emrin e një shtetasi ukrainas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara dhe të finalizuara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët dhe me shërbimet e DVP Tiranë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion për kapjen e kreut të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe me dhunë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Shërbimet e Fast Albania, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi, kanë lokalizuar në Tiranë,  një shtetas shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm,me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.

Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.