TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama thotë se moralisht ndihet faqebardhë karshi zyrtarëve të arrestuar të Partisë Socialiste dhe sipas tij, kjo pasi drejtësia e re ndëshkon edhe anëtarë të qeverisë që tentojnë të kryejnë abuzime.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë deklaroi se sa i takon punës, ish-ligjvënësi socialiste Alqi Bllako nuk ka të sharë.
Përgjegjësia për abuzimet u shpreh Rama është individuale dhe të gjithë do të përballen me drejtësinë.
Gazetari: Ke një batalion në burg sot…
Rama: Kur unë ju them se në këtë vend do ketë drejtësi dhe kujt i rrëshqet këmba dhe do të identifikohet nga drejtësia do të shkoje të përgjigjet para drejtësisë. Kjo është një arsye që unë moralisht të ndihem faqebardhë karshi këtyre njerëzve.
Edhe me Bllakon unë kam pasur një marrëdhënie jo aq sa sistematike sa ministri, por për sa i përket pjesës së dukshme të punës ai është një person që nuk ka asnjë të sharë. Bllako nëse i ka bërë ato që i nxjerr hetimi dhe këto janë rezultatet e një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un.
Përgjegjësia ime se një ministër lajthit dhe merr lekë është vetëm një, që drejtësia edhe ministrin e qeverisë time… Se këtu flasim për ministrat e mandatit të parë. Jemi në mandatin e tretë
Gazetari: E kanë radhën më vonë
Rama: Radhën duhet ta ketë cilido qoftë përfshirë edhe non gratën dhe jo non gratat e tjera sepse për këtë punë është ngritur SPAK.
Gazetari: Do ngelesh pa qeveri, do rrish vetë me dua në xhep
Rama: Unë duart nuk i mbaj as në xhepat e mi as në të tjerëve. Kush i fut në xhepat e të tjerëve le të shkojë atje