AKTUALITET, 28 Mars 2022, 14:05

Disa punonjëse të një fabrike përfundojnë në spital me shenja helmimi, detajet e para

Disa punonjëse të një fabrike përfundojnë në

Disa punonjëse të një fasonerie në Durrës kanë përfunduar me shenja helmimi në spital.

Punonjëset janë paraqitur në spital me simptoma tipike të helmimit si marrje mëndësh, të vjella dhe dobësi.

Dyshohet paraprakisht se punonjëset të jenë helmuar nga materialet toksike të përdorura në fasoneri gjatë punës.

Mësohet se punonjëset janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë duke u kryer inspektime në ambientet e fasonerisë për të kuptuar shkakun real të helmimit të tyre. 

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë.

Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.