AKTUALITET, 29 Qershor 2022, 21:33

Policia italiane e ndjek ‘këmba-këmbës’, shqiptari hedh kokainën dhe tenton të ikë përmes rrugicave. Nisin hetimet për rrjetin e gjerë të trafikut të drogës

Policia italiane e ndjek ‘këmba-këmbës’, shqiptari

Një shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine. Ai është ndjekur nga karabinierët pasi shqiptari ka tentuar të arratiset nëpër rrugicat e lagjeve të qendrës historike të Amasenos.

Gjatë ndjekjes së tij nga policia, shqiptari hodhi pakon me kokainë që mbante me vete. Më pas ai u vendos në pranga ku iu gjet një sasi e konsiderueshme para, shkruajnë mediat italiane. 

Shqiptari është dërguar para drejtësisë italiane, ndërsa po hetohet për lidhjet e mundshme me rrjetin e trafikut të drogës në Itali.

Operacioni për arrestimin e shqiptarit ishte pjesë e një kontrolli të territorit të vendosur nga ushtria për të garantuar rendin dhe sigurinë, aq më tepër kur bëhet fjalë për qytete të vogla.