AKTUALITET, 25 Shtator 2025, 09:44

"Aleancë strategjike"/ Elisa Spiropali takohet me Marco Rubio, ministrja e Jashtme pjesë e darkës transatlantike në New York

"Aleancë strategjike"/ Elisa Spiropali takohet me Marco Rubio,

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York të SHBA-ve të mbajtur një ditë më parë, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga pjesëmarrja e saj në darkën transatlantike.

Spiropali u ftua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa thekson se aleanca strategjike mes dy vendeve do të thellohet dhe më tej, si në dimensionin politik, ashtu edhe në atë ekonomik si dhe të sigurisë.

“New York - Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”, shkruan Elisa Spiropali.

Ministrja e Jashtme ndodhet në New York prej disa ditësh tashmë, ku krahas liderëve të tjerë botërore po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku çështjet e sigurisë, bashkëpunimit global dhe sfidave të zhvillimit janë në qendër të diskutimeve.