AKTUALITET, 27 Dhjetor 2022, 18:35

Akuzohet se porositi nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi, Klodian Lekocaj mohon përfshirjen

Akuzohet se porositi nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi,

Vrasja e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja më 18 dhjetor në një lokal në Athinë, mund të jetë porositur nga burgjet e Greqisë. Ky dyshim ngrihet nga mediat greke, të cilat, ekzekutimin e dyfishtë t e lidhin dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës.

Ndërkohë Klodian Lekocaj, i cili dyshohet se ka porositur nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve ka folur për Faxnews, duke mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në ngjarjen kriminale. Ai shtoi se gjithçka po e bën policia greke pasi e di se kush është autori i vërtetë por po e bën këtë për të mbyllur sa më shpejt punën e saj.

“Nuk kam dorë në vrasjen e fundit. Policia po e bën këtë për të mbyllur punën e saj. Policia greke e di kush është autori. Ju betohem për shpirtin e nënës që nuk kam lidhje me ngjarjen. Nëse policia e vërteteton, unë do dal lakuriq para burgut.Unë jam me burgim të përjetshëm, nuk më gjen gjë ta pranoj. Nuk jam as i pastër sa qielli dhe as i pisët sa më bëjnë këta”, tha ai.