TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD në një takim me aleatët u ndal edhe tek çështja e Zv.kryeministres Balluku, duke akuzuar sërish kryeministrin Rama se po ushtron terror ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Është kap në flagrancë, hajdut me Tunelin e Llogarasë, e ka çuar zv.kryeministren në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron se nuk ka ndodhur në botë të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ai ministër, kryeministër, qoftë president.
Ky do të na mbushë mendjen ne se cenohet kushtetuta. Ato 50 mln janë ndoshta 1/50 e atyre që ka vjedhur ajo, me Ramën të gjitha. Ajo ka qenë këmisha e Edi Ramës, në kuptimin figurativ. Ajo ua thoshte vetë të tjerëve, që vetëm kjo më kryen punë, i ushtron terror Kushtetueses”, tha Berisha.