AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 10:19

Ishte zhdukur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet i vdekur në afërsi të përroit të fshatit

Ishte zhdukur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet i vdekur në

Një 20-vjeçar, nga Gjonomadhi i Korçës, i cili ishte shpallur në kërkim prej gjashtë ditësh është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 20 vjeçari është vetvarur në afërsi të përroit të fshatit.

Hysen Latollari ishte larguar nga banesa e tij pa sendet personale çka kishte alarmuar familjarët, të cilët kishte denoncuar në polici zhdukjen e të riut.

Ndërsa mëngjesin e sotëm familja e 20-vjeçarit mësoi për fatin tragjik të të riut.