AKTUALITET, 28 Tetor 2025, 12:16

Detaje/ U përplas për vdekje nga “Porsche” teksa po shkonte në shtëpi, 17 vjeçari i aksidentuar në Vlorë punonte kamarier

Detaje/ U përplas për vdekje nga “Porsche” teksa po

Personi që shihni në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj, i cili u përplas për vdekje në orët e para të mëngjesit sot, teksa po kthehej nga puna për në shtëpi.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ndërroi jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i “Porsche” 32 vjeç, i cili u arrestua ka qenë në gjendje të dehur.

Burime për News 24 bënë me dije se 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.