TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave te mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier, duke djegur mbi 30 ha kullota dhe pemëtari.
I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra duke përfshire edhe ullishte.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.