AKTUALITET, 26 Nëntor 2021, 15:36

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, kreu i Bashkisë së Mallakastrës kërkon gjykim të shkurtuar

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, kreu i Bashkisë së

Gjykata e Posaçme nuk mori dot një vendim për të kaluar ose jo në gjykim kreun e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj, i akuzuar nga SPAK për falsifikim dokumentesh.

Ismailaj përmes avokatit të tij kërkoi gjykim të shkurtuar, pasi nuk ishte vetë i pranishëm në seancën e së premtes. Kjo bëri që gjykata të shtyjë seancën në 3 dhjetor ku prania e Ismailajt është e nevojshme për të konfirmuar kërkesën e zhvillimit të gjykimit me procedurë të shkurtuar.

Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Ismailajt dhe do të gjejë atë fajtor, ai do të përfitojë ulje të dënimit me një të tretën. Numri një i Bashkisë Mallakastër u mor nën hetim nga SPAK pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim në Greqi vite më parë