AKTUALITET, 1 Janar 2025, 18:44

Dita e parë e vitit 2025, besimtarët i drejtohen Kishës së Shën Antonit në Laç

 Dita e parë e vitit 2025, besimtarët i drejtohen Kishës së

Besimtarë të shumtë i janë drejtuar Kishës së Shën Antonit në Laç për të festuar ditën e parë të Vitit 2025.

Ky vend i shenjtë, i njohur për rëndësinë e tij shpirtërore dhe traditat e thella fetare, mbledh çdo vit mijëra pelegrinë, veçanërisht në ditët e veçanta si kjo.

Për shumë njerëz, vizita në këtë kishë simbolizon një fillim të ri dhe bekime për vitin e ardhshëm.