AKTUALITET, 1 Janar 2025, 17:17

Sherri mes fqinjëve në Tiranë, identifikohet autori dhe dy të lënduarit

Sherri mes fqinjëve në Tiranë, identifikohet autori dhe dy

Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34 vjeçar, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij.

Sipas Policisë, babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit, Kristjan Thaçi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.