AKTUALITET, 20 Mars 2022, 09:51

Zelensky nënshkruan vendimin: Ndalohet aktiviteti i 11 partive politike pro ruse në Ukrainë

Zelensky nënshkruan vendimin: Ndalohet aktiviteti i 11 partive politike pro

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar kufizimet e vendosura në aktivitetet e 11 partive politike në vend, të akuzuar për lidhjet e tyre me Moskën.

Përmes një video-je të transmetuar gjatë natës, Presidenti Volodymyr Zelensky renditi disa nga partitë e ndaluara, duke përfshirë dhe “Platformën e Opozitës – Për Jetën”, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Partitë e tjera të kufizuara përfshijnë “Bllokun e Opozitës”, “Partinë e Sheriatit”, “Jonën”, “Opozitën e Majtë”, “Bashkimin e Forcave të Majta”, “Shtetin”, “Partinë Socialiste Progresive të Ukrainës”, “Partinë Socialiste të Ukrainës”, “Socialistët” dhe “Bllokun” e Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky tha se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.