AKTUALITET, 5 Shkurt 2024, 12:30

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur, arrestohet 21-vjeçari që drejtonte makinën

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur, arrestohet

Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin që dyshohet se drejtonte automjetin që u aksidentua ditën e djeshme në aksin “Librazhd-Prrenjas”.

Makina që drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale M. Z., banues në fshatin Qukës doli nga rruga dhe u rrokullis për rreth 30 metra duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Për pasojë një nga pasagjerët në makinë, shtetasi me iniciale D.B., humbi jetën. Të plagosur mbetën edhe dy pasagjerët e tjerë në mjeti, si edhe shoferi të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.