TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj në një komunikim për mediat ka bërë sot bilancin e vitit 2023.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se nuk ka çështje të prapambetura. Zaçaj tha se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023.
“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë.
Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime. Miratoi rregullore për funksionimin e gjykatës. Miratoi rregulloren për komunikimin e gjykatës me mediat”, tha Zaçaj.