TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka vendosur në pranga tre autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në zyrën noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, në ish-Bllok në orët e para të mëngjesit të 30 Janarit. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë, shtetasit:
1. R. Z., 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. K. K., 33 vjeç, banues në Durrës;
3. E. F., 36 vjeç, banues në Korçë.
Sipas uniformave blu, këta pesë shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vendosur lëndën plasëse në derën e zyrën noteriale në pronësi të shtetases E. D. dhe më pas janë larguar nga vendngjarja me një motomjet në pronësi të 33-vjeçarit E. F.
Më pas, kanë braktisur motomjetin në liqenin e Farkës dhe janë larguar me automjetin tip “Audi”, të 33-vjeçarit K. K. Dyshohet se ky grup e ka vendosur lëndën plasëse kundrejt pagesës dhe po hetohet për të zbuluar se kush është porositësi.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas gjithashtu janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05 tetor 2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.
Njoftimi i policisë:
Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
1. R. Z., 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. K. K., 33 vjeç, banues në Durrës;
3. E. F., 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit E. F. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit K. K.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Siguroj qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmërisë, për të garantuar rend e siguri, për të zbatuar me rigorozitet paketën e sigurisë në shkolla, dhe në këtë kuadër i riftoj qytetarët që të mbështetin më shumë Policinë dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.