TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.
Një makinë tip Benz me targa AB297FX, me drejtues Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë një ka ndërruar jetë dhe janë plagosur 3 persona, Meglind Kristo Zeneli, drejtuesi i mjetit, Gerald Agim Verçani dhe Janikos Jorgo Shyti, pasagjerë, ndërsa pasagjeti tjetër Dorian Fatmir Belba ka ndërruar jetë. Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.
Ky është aksidenti i dytë tragjik në orët e fundit, pas atij të shënuar pasdite në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Belorta, me bilanc 5 të plagosur dhe një të vdekur.
Policia tha se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Korçë në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, ku automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, u përplas me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.